Rritja e rasteve, Skëndet Brataj i habit të gjithë: Testi të nxjerr negativ edhe kur je i infektuar

0
Gjigandi

Në një intervistë për Euronews, shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka treguar se, rritja e infektimeve vjen si shkak i heqjes së masave kufizuese dhe mosrespektimi nga ana e qytetarëve të rregullave bazë mbrojtëse.

Brataj u shpreh se, ka ndryshuar dhe sjellja e virusit pasi tashmë nuk shkakton dëmtime, ndaj dhe në shumë raste pavarësisht kryerjes së tamponit shumë persona të infektuar rezultojnë negativë.

“Nëse virusi nuk kryen dëmtime nuk shfaqen simptoma ndaj edhe po të kryesh testim nuk del pozitiv. Ndaj është shumë e kujdesshme bërja e tamponit pasi një person pozitiv mund të dalë negativ dhe pas kësaj lëviz i lirshëm me këtë argument. Nëse je asimpotomatik është e vështirë që virusi të dalë nga kryerja e tamponit.

Një person që ka shenja dhe simptoma duhet ta konsiderojë veten të prekur dhe duhet të ruajë distancën dhe të mos dalë. Mos bërja e tamponit nuk duhet të justifikoi lëvizjen. Konsideroje veten të infektuar nëse ke shenja dhe ke qenë në kontakt me persona të infektuar. Pasi një person mund të ketë ngarkesë të vogël virale, sa që nuk e kap as tamponi.”, tha Brataj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu