Një studim zbuloi se rritja e nivelit të ujit të detit do të ndikojë te 300 milionë njerëz që jetojnë në vendet bregdetare deri në vitin 2050.
Sipas studimit, rezultatet e të cilit u publikuan në “Nature Communications”, thuhet se rritja e nivelit të ujit të detit kërcënon 300 milionë njerëz që jetojnë në vendet bregdetare.
Studimi thekson se në rast se emetimet e gazrave serrë që janë në rritje nuk vihen nën kontroll, numri i njerëzve që do të ndikohen nga rritja e nivelit të detit në vitin 2100 do të rritet për dy herë më shumë duke arritur në 630 milionë.
Rreth 237 milionë nga njerëzit që do të ndikohen nga rritja e nivelit të detit nga gjithsej 300 milionë janë në Azi, duke tërhequr vëmendjen se për 30 vite qytetet Mumbai i Indisë, Shangai i Kinës dhe Bangkoku i Tajlandës do të mbeten nën ujë.
Ekspertët theksojnë se në vitin 2050, pjesa e madhe e qytetit të Aleksandrias në Egjipt, Basra në Irak si dhe rajoni i Vietnamit Jugor me një popullsi prej 20 milionë banorësh tërësisht mund të mbeten nën ujë, duke paralajmëruar për përgatitje për zhvendosje brenda vendit.