Maqedonia e Veriut shënoi një rritje të numrit të të infektuarve këtë të martë krahasuar me ditët e kaluara. Por fatmirësisht nuk u shënua asnjë viktimë.
Gjatë 24 orëve të fundit u kryen 1,636 teste prej të cilave 163 rezultuan pozitiv. Numri total i personave të infektuar në 9412.
Aktualisht numri i personave aktiv me covid-19 është 4,040.
Numri total i personave që kanë humbur betejën me koronavirusin është 432.
Gjithashtu këtë të martë është rritur dhe numri i personave të shëruar me 69 ku në total, 4,940 pacientë e kanë fituar betejën me koronavirusin.
163 rastet e reja të covid-19 janë regjistruar në: Shkup-52, Kumanovë-21, Dibër-2, Shtip-33, Tetovë-4, Strugë-7, etj. Veles-2, Manastir-5, Ohër-1, Kavadarci-4, Gostivar-17, Strumica-2, Kocani-2, Probistip-2, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-1, Sveti Nikole-3, Kicevo-1 , Resen-1.