Rritet 24% për 2021 stoku i dosjeve në Gjykatat e Apelit; Avokatët: Sistemi rrezikon kolapsin nga harta gjyqësore

0
Gjigandi

Deri në fund të 2021 janë 28,144 çështje që presin të shqyrtohen nga gjykatat 6 Gjykatat e Apelit të Shqipërisë sipas të dhënave të relacionit të projekt-aktit të KLGJ-së për organizimin e gjykatave.

Në raport me vitin 2020 stoku i dosjeve të pashqyrtuara në apel është rritur 24%. Stoku i dosjeve është krijuar më tepër për çështje civile dhe vetëm 31% e stokut janë çështje penale. Të shpërndara sipas gjykatave vihet një rritje të stokut të dosjeve të pashqyrtuara në të gjitha gjykatat e apeleve, por rritja më e lartë është në Tiranë me 27%. Në Gjykatën e Apelit të Durrësit stoku i dosjeve për 2021 është rritur 12%, në apelin Gjirokastër 21%, në Korçë 23,5%, në Shkodër stoku është rritur 19% dhe në Gjykatën e Apelit Vlorë dosjet e pashqyrtuara janë 23% më shumë.

Stokut të dosjeve të pashqyrtuara i shtohet edhe ai dosjeve të reja. Në gjykatat e apelit për vitin 2021 janë regjistruar gjithsej 17,162 çështje të reja ku 51% janë çështje civile dhe 49% çështje penale. Në krahasim me një vit më parë, shënohet një rritje prej 24%. Këto çështje janë regjistruar më së shumti në Tiranë, të cilat përbëjnë 34% të totalit, 21% në Vlorë, 16% në Durrës ndërsa 3 gjykatat e tjera (Gjirokastër, Korçë dhe Shkodër) përbëjnë vetëm 29% të çështjeve të reja të regjistruara. Avokatët pohojnë se harta e re gjyqësore nuk zgjidh problemin e stokut të dosjeve të pashqyrtuara. Avokat Denis Mekolli tha për “Monitor Brief Insight” se numri i dosjeve do të bëhet mal dhe sistemi rrezikon të hyjë në kolaps. “Harta e re gjyqësore nuk zgjidh problematikën me stokun e dosjeve të pashqyrtuara. Stoku i dosjeve do të bëhet mal dhe sistemi rrezikon të hyjë në kolaps, pasi do të kemi gjykata me distancë më të largët, më pak gjyqtarë dhe prokurorë dhe një kosto shtesë financiare të qytetarëve për të ndjekur çështjet e tyre”.

Avokat Klodian Gjermeni ndan gjithashtu të njëjtën qasje. Gjermeni tha për Monitor se “ aktualisht me këtë sistem që kemi numër të lartë dosjesh të pashqyrtuara në Gjykatën e Lartë, në gjykatat e apelit, por edhe në gjykatat e rretheve që ka ardhur si pasojë e mungesës së gjyqtarëve. Më saktësish në Gjykatën Administrative të Apelit si një gjykatë e përgjithshme e Republikës së Shqipërisë janë akoma duke u gjykuar çështjet e vitit 2017, situata është e ngjashme edhe në Gjykatat e Apeleve, por aktualisht edhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë një seancë zhvillohet nga tjetra çdo 5 muaj. Në këtë situatë nëse do të miratohet harta e re gjyqësore e propozuar nga KLGj – ja, natyrshëm do të konstatonim që rritja e numrit të dosjeve jo vetëm që do të bëhej tepër e lartë, por edhe shqyrtimi I tyre do kërkonte akoma më shumë kohë seç kërkohet aktualisht”, thekson Gjermeni.

Për të kundërshtuar miratimin e hartës së re gjyqësore avokatët nga gjithë qytetet e Shqipërisë zhvilluan dje para Kolegjit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) protestën paqësore

RonaTyra

Protesta mbahet pas vendimit të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotin pa afat të të gjitha seancave gjyqësore dhe pezullimin për 20 ditë të masave të sigurisë. Kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maksim Haxhia, deklaroi se nëpërmjet protestës i bëhet thirrja e fundit KLGJ-së dhe qeverisë për mosmiratimin e hartës së re gjyqësore. Haxhia shtoi se në rast se qeveria nuk tërhiqet nga vendimmarrja komuniteti i avokatëve do ta dërgojë vendimin për rishpërndarjen e gjykatave në Gjykatën Kushtetuese./monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu