‘Një gotë verë a e pi?/ Truproja i nxjerr ‘SEKRETIN’ Berishës: Vetëm në drekë, në darkë një teke…

0
118
Gjigandi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njihet për kujdesin që bën për fizikun e tij dhe rregullin e tij “të artë” për të mbajtur trupin në formë. Por më shumë detaje na ka zbuluar truproja e tij (emri i të cilit nuk dihet), i cili prej vitesh tashmë e ndjek nga pas, duke u bërë si “hija” e tij. Ndaj di çdo gjë rreth Berishës.

Sot, teksa priste që Berisha të mbaronte angazhimin e tij politik, jashtë ishte dhe truproja që po shkëmbente disa biseda të shkurtra me gazetarët. Në një moment, njëri prej tyre flet për pijen e preferuar të Berishës, e truproja e korrigjon menjëherë.

BISEDA E PLOTË:

Gazetari: E ka thënë. Çdo mëngjes pi një gotë verë? Kështu ka thënë…
Truproja: Jo mo! Ai në drekë pi një gotë. Në darkë pi një teke *nuk kuptohet se çfarë pije. Tek! Një gotë! Një!
*del Berisha
Truproja: Doktor eja këtu tek unë, është më gjerë dhe është hije.

Sot, kryedemokrati Berisha ishte në ekspozitën kushtuar poetëve të pushkatuar nga regjimi komunist, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu