Rriten temperaturat, por çfarë do të sjellë pasditja?

0
Rriten temperaturat, por çfarë do të sjellë pasditja?
Gjigandi

Shqipëria paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante gjatë paradites por herë pas here do të ketë vranësira të shpeshta. Ndërsa, pasditja do të sjellë shtim të vranësirave duke rrezikuar shira në zonat malore veri-verilindore ku shirat do të jenë në formë rrebeshi.

Megjithatë; shirat do të jenë të përkohshëm pasi gjatë mbrëmjes dhe natës parashikohet përmirësim i motit duke larguar shirat nga i gjithë vendi.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

RonaTyra

Vijon në ndikimin e motit të kthjellët DHE të ngrohtë gadishulli Iberik si edhe gadishulli i Ballkanit ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit të Europës mbizotërohetnga masa ajrore të paqëndrueshme duke diktuar vranësira dhe reshje shiu. Konkretisht; Brigjet e detit të zi, Europa Qendrore si edhe ishujt Britanike dominohen nga stuhi të fuqishme ere dhe reshje të dendura shiu. Republika e Kosovës

Kosova

Mbetet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të dominojnë kushtet e moti për gjatë gjithë 24 orëshit në vend. Pritet që paraditja të ketë kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash. Por gjatë pasdites dhe në mbrëmje vranësirat bëhen më të dukshme duke rrezikuar momente me pika shiu, kryesisht në veri dhe veriperëndim të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve por herë pas here priten kalime të shpeshta vranësirash si edhe shira lokalë në orët e para të ditës. Ndërsa gjatë mesditës dhe në vijimi pritet të ketë dominim të orëve me diell në pjesë të mirë të MV.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu