Ngjarja në Pogradec/ Babai i të plagosurit kërkoi azil në 2020: Djemtë janë në rrezik

0
Gjigandi

Atentati që ndodhi mesditën e sotme në Pogradec është një rast i përsëritur, pasi i plagosuri, Joan Muçallar është pronari i hotel “Voloreka” dhe ka qenë prej disa vitesh në konflikt me dy autorët Firdeus Berberi, Gresi Maxhari.

Më parë dy personat në kërkim i kanë bërë atentat babit të plagosurit, Jetmir Muçallarit, të cilit i është bëtë atentat disa herë në hotelin e tij në Tushemisht. Ditën e sotme, biznesmenit të njohur të Pogradecit, iu plagos djali, Joan Muçllari, në një atentat nga dy persona, që lëviznin me makinë.

Atentati i sotëm lidhet me ngjarjen e rëndë që ndodhi në 8 gusht të 2020-ës, ku hoteli i Muçllarit u qëllua me breshëri automatiku, teksa ishte i mbushur me turistë. Pronari i hotelit Voloreka, që iu bë atentat me armë zjarri dy herë brenda javës, Jetmir Muçllari në një rrëfim për mediat tha asokohe se dy persona kishin qëlluar disa herë me kallashnikov.“Ngjarja në orën 4:40 min.

Kane qene dy persona në këmbe, të cilët kanë qëlluar me kallashnikovë duke shkrehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit.

Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turiste. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autoret qëlluan ne drejtim te rojës së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte.Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe te djalit dhe 4 mjete të turisteve. Jemi te kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit te sotëm dhe atij qe ndodhi para nja jave ka qenë djali im. I kam denoncuar me emra autoret, por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë, pasi këtu ju rrezikohet jeta”, deklaroi asokohe Muçllari.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu