Arsenali triumfon me rezultat 3:2 ndaj Watfordi, në takimin e javës së fundit në Premier League në futboll.
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, u paraqit standard për Arsenalin. Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në fund të pjesës së parë.
Për Arsenalin realizuan Aubameyang (5′-nga penalltia e 33′), Tierney (24′) dhe për Watfordin Deeney (43′-nga penalltia) e Welbecj (66′).
Arsenali përfundoi në vend të tetë me 56 pikë, kurse Watfordi është 19-ti me 34 sosh.
Nga liga largohen Bournemouth, Watford e Norwich.