Rrahmani lufton për tri pikë kundër klubit të ardhshëm, Napolit

0
Gjigandi

Qendërmbrojtësi kosovar i Hellas Veronës, Amir Rrahmani, do ta ketë një përballje interesante sonte, pasi që do të luajë kundër Napolit, klubit të cilit do t’i bashkohet sapo të përfundojë sezoni aktual.

Vetëm tri ditë pas kthimit në fushën e lojës pas tre muajve pauzë shkaku i koronavirusit, Amir Rrahmani do ta veshë sërish fanellën e Hellas Veronës, këtë herë për t’u përballur me klubin e tij të ardhshëm.

Rrahmani arriti marrëveshje për t’u transferuar në Napoli gjatë afatit kalimtar, megjithatë u vendos që ai të qëndrojë në Hellas Verona deri në fund të këtij sezoni e pastaj t’i bashkohet Napolit, ku ka kontratë deri më 2024.

Kjo marrëveshje ka bërë që Rrahmani të detyrohet të luajë kundër bashkëlojtarëve të tij të ardhmen dhe të luftojë kundër tyre për tri pikët e ndeshjes, që janë shumë të rëndësishme për dy klubet që po luftojnë për kualifikim në Evropë.

Napoli vjen në këtë ndeshje super i motivuar shkaku i triumfit kundër Juventusit në finalen e Kupës së Italisë, ndërsa Hellas Verona vjen pas fitores me rezultat 2:1 kundër Cagliarit në Serie A në fundjavë.

RonaTyra

Kosovari ishte mbresëlënës në këtë përballje të fundit të Veronës dhe do të shpresojë ta vazhdojë me të njëjtën formë edhe kundër klubit të tij të ardhshëm për ta dëshmuar veten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu