Rrahën avokatin pas gjyqit, arrestohen 4 persona në Fier

0
Gjigandi

Një gjyq për cështje pronësie ka përfunduar me rrahjen e një avokati në gjykatën e Fierit. Ngjarja ka ndodhur sot pranë gjykatë së Fierit në përfundim të një seance gjyqësore.

Fill pas përfundimit të seancës gjyqësore, palët në konflikt janë përplasur fizikisht me njeri-tjetrin duke goditur me grushte e shkelma, ndërsa kësaj nuk i ka shpëtuar edhe avokati i njërës prej palëve. Mësohet se ky i fundit është dhunuar gjithashtu gjatë këtij sherri.

Menjëherë ka ndërhyrë policia, e cila ka shoqëruar në ambientet e komisariatit të qytetit katër persona, ndërsa tani po bëhen procedurat përkatëse për të zbuluar shkakun e konfliktit si edhe rrethanat në të cilat u zhvillua ai.

Njoftimi i policisë:

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte, shtetasit J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat).

Shtetasit J. V. dhe E. S. kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa shtetasi I. V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu