Korçë/ 36-vjeçari godet me grushte bashkëmoshatarin

0
Gjigandi

Një sherr ka ndodhur mes dy personave në Maliq të Korçës.

Mësohet se shtetasi me iniciale E. H., 36 vjeç ka goditur një 31-vjeçar.

36-vjeçari është shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

RonaTyra

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 20 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit R. S.

-Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Y., 37 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, në Pogradec, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në Maliq, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në Maliq, ka goditur me grushte shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Maliq. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit E. H.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

Korçë/Informacion paraprak.

Më datë 26.10.2022, rreth orës 09:10, në lagjen nr. 7, Korçë, në rrugë, është gjetur e pa jetë, shtetasja Dh. L., 85 vjeçe, banuese në fshatin Drenovë, Korçë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu