Durrës/ I mbajti pagën për disa muaj inxhinierit, 53-vjeçari përfundon në Prokurori

0
Gjigandi

Një 53-vjeçar është proceduar penalisht në Durrës.

Mësohet se shtetasi me iniciale R.V., nuk i ka dhënë pagën për disa muaj punonjësve, konkretisht inxhinierit të firmës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori për shtetasin R. V., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi inxhinieri i firmës së 53-vjeçarit, shtetasi M. M. ka kallëzuar se shtetasi R. V. nuk i ka dhënë për disa muaj, pagën mujore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu