Ronela Hajati të premten sjell versionin përfundimtar të “Sekret”, me të cilin përfaqëson Shqipër…

0
Gjigandi

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë sivjet në “Eurovision”.

Artistja ka kohë që ka nisur përgatitjet për versionin final të kësaj kënge, të cilën siç duket do ta sjellë të plotë nesër (e premte).

Këtë e ka bërë të ditur me fansat në një postim të shpërndarë në Instagram, aty ku numëron mbi 700 mijë njerëz.

“Nesër 16:00. Sekret. Mezi po pres. Nesër Sekret në versionin final. Shqipëri bëhu gati”, ka thënë ajo.

Ajo në anën tjetër ka hedhur vazhdimisht fotografi e video nga prapaskenat e videoklipit.

“Eurovision Song Contest 2022” do të nisë më 10 maj dhe finalja e madhe do të jetë më 14 maj.

Prezantuesit e këtij viti janë: Laura Pausini, Alessandro Cattelan dhe Mika.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu