Ronaldo-Messi, një duel i pafund edhe në nivelin e tyre më të ulët të të gjitha kohërave

0
Ronaldo-Messi, një duel i pafund edhe në nivelin e tyre më të ulët të të gjitha kohërave
Gjigandi

Cristiano Ronaldo-Messi, një duel i pafund edhe në nivelin e tyre më të ulët të të gjitha kohërave. 2021-2022 është ndër sezonet më të këqij ndonjëherë për dy lojtarët që kanë dominuar skenën e fuitbollit botëror në 15 vitet e fundit, por gjithsesi mbetet rivalizues mes tyre.

Portugezi dhe argjentinasi e përfunduan sezonin me shifra golësh që nuk ishin regjistruar për disa dekada. Në rastin e Messit, rekordi i tij i golave ​​në nivel klubi (11 gola) është më i keqi që nga sezoni 2005-2006, në të cilin ai shënoi 8 gola.

Në mënyrë të pabesueshme, Leo ka shënuar më shumë gola (14) për Argjentinën këtë sezon sesa me PSG (ekipin e tij), një moment historik që ndodh për herë të parë në karrierën e tij. Nuk shkoi shumë më mirë edhe për Cristiano Ronaldon, i cili shënoi “vetëm” 24 gola, çka paraqet shifrën më të ulët që nga 2006-2007, edicion në të cilin ai shënoi 23 gola.

Në nivelin e rezultateve të shumëfishta, lufta është shumë e hapur. Në nivel klubesh, ata janë të barabartë për sa iu përket “hat-trick”-eve dhe “poker”-ave, pasi kanë nga 42 tregolësha secili. Po kështu, kanë shënuar katër gola në një ndeshje plot 6 herë secili. Luftë jashtëzakonisht e ekuilibruar.

Faktori diskriminues mes të dyve, edhe për sa i përket “Topit të Artë”, është gjetur shpesh te titujt. Dhe duke lënë mënjanë komponentin e moshës, të dy kanë përjetuar kohë të vështira. Paris Saint-Germain fitoi titullin e Ligue 1, ndonëse eliminimi në Champions League kundër Real Madridit dhe Kupa e Francës lanë një shije të keqe në gojë.

RonaTyra

Në këtë kuptim ishte shumë më keq për portugezin. Manchester United nuk ka arritur as të kualifikohet në edicionin e ardhshëm të Champions League. Vendi i gjashtë në Premier League ishte zhgënjyes, si dhe eliminimi nga kompeticioni më i mirë kontinental për klubet kundër Atlético Madridit.

Megjithatë, Messi pati mundësinë ta “parakalonte” CR7. Argjentinasi ka shtuar dy trofe të rinj në koleksionin e tij të pasur falë fitores së Ligue 1 dhe “Finalissima”, të siguruar në “Wembley” kundër Italisë. Nëse shkojmë në nivel individual, diferenca është më e vogël, ndonëse është e favorshme për Messin: me 30 çmime kundrejt 26 të Ronaldos.

Gjithçka sugjeron se përballja mes tyre do të vijojë në Botërorin e katarit. Ky do të jetë “vallëzimi i fundit” në kompeticionin më të rëndësishëm global të kombëtareve. Si Messi, ashtu edhe Cristiano tashmë janë të fokusuar në Botërorin e nëntor-dhjetorit të këtij viti, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë i fundit për të dy.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu