Ronaldo besohet se është më i mirë se Messit, për shumëçka në lidhje me futbollin dhe golat.
E në një pikë, kjo është absolutisht e sigurt. Këtë, Cristiano e vërtetoi mbrëmë, kur i iku shumë Leos.
Shtatëshja e Juventusit theu edhe disa rekorde, të hënën, të cilat dhjetëshja e Barcelonës vetëm mund t’i ëndërrojë. Në fakt, argjentinasi nuk ka gjasa të arrijë statistikat e portugezit, pas dy golave të shënuar në ndeshjen ndaj Lacios.
Me një penallti dhe një gol të shënuar lehtas, nga afër, Ronaldo u bë lojtari i parë që shënon 50 e më tepër gola në kampionatet e tri shteteve. Këtë shifër magjike që e kapi mbrëmë me Juventusin e Itali, Cristiano e pati arritur edhe me Realin, në Spanjë dhe Unitedin në Angli.
Ai me “bianconerët” e Torinos hipi te shifra e 51 shënimeve në futboll, me të “kuqtë” e Manchesterit shënoi 84 herë, ndërsa me “të bardhtë” e Madridit fluturoi duke regjistruar hiq më pak se 312 gola.
Messi jo që nuk shënon shumë gola, përkundrazi e bënë këtë ndoshta më së miri në botë, por ai teknikisht është i pagjasa ta arrijë rekordin e Ronaldos, pasi zor se mund të luajë edhe në dy kampionate tjera e të shënojë në to nga të paktën 50 herë. Argjentinasi gjithë jetën e tij prej futbollisti e kaloi në Barcelonë, dhe këtu po që kapi rekorde të cilave Ronaldo u afrohet, por nuk i mbërrinë dot. Si blaugran i vërtetë, “pleshti” shënoi 444 gola
E pos këtij rekordi, Ronaldo kapi mbrëmë edhë një shifër ëndrrash. Ai u bë lojtari më i shpejtë në Itali që shënon 50 gola. Këtë shifër ai e arriti në vetëm 61 paraqitje. Recordin e mëhershëm e mbante ukrainasi Andriy Shevcenko, i cili, si lojtar i Milanit u desh të zhvillojë 68 ndeshje për të qëlluar portat kundërshtare 50 herë.