Stili i ri i veshjes, i promovuar nga Cristiano Ronaldo në rrjetet sociale nuk ka kaluar pa u vënë re dhe komentuar gjatë si në mediat sportive, ashtu edhe ato të modës.
Megjithatë ish futbollisti italian, Paulo Di Canio e ka kritikuar stilin e portugezit dhe nga një studio televizive ku ishte i ftuar pas ndeshjes Parma-Inter, deklaroi se nuk do ta vishte as për të fjetur gjumë.
“Look-u i Ronaldos? Nuk do ta vishja as për të fjetur gjumë. Do të më vinte turp nga vetja edhe përpara pasqyrës, jo më të dilja me të”, deklaroi Di Canio.