Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë i izoluar, tani në Itali.
CR7, prej kur është kthyer në Itali, është karantinuar para se t’i bashkohet Juventusit në stërvitje në përgatitje për të rinisur sezonin 2019/20.
Natyrisht, për ta kaluar kohën, CR7 po luan me fëmijët e tij dhe të dashurën, Georgina Rodriguez, në shtëpinë e tij në Torino.
Së fundmi, në një video të publikuar nga Georgina në Instagram, CR7 ka provokuar fëmijët se si ata do të reagonin nëse ai do të ushtronte dhunë ndaj nënës së tyre.
Natyrisht, reagimi i fëmijëve ishte mbresëlënës, që të gjithë tentonin ta shtynin Ronaldon që i kishte hipur përmbi të dashurës.