Ronaldo dhe Georgina prezantojnë emrin e vajzës përmes një foto me buzëqeshjen e saj

0
Ronaldo dhe Georgina prezantojnë emrin e vajzës përmes një foto me buzëqeshjen e saj
Gjigandi

BRITANI- Pas hidhërimit që përjetuan për humbjen e djalit binjak, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez kanë konfirmuar emrin e vajzës së tyre të lindur më 18 Prill.

Bella Esmeralda është emri i vogëlushes së ardhur në jetë rreth 3 javë më parë.

Ylli i Mançester Junajtid ka shpërndarë një imazh në Instagram në fillim të këtij muaji, ku mban në krah vajzën e tij. Fotoja bardh e zi tregon një Ronaldo pa bluze i ulur në një divan me vogëlushen, me titullin: “Përgjithmonë Dashuri.” së bashku me një zemër dhe një emoji lutjeje.

Ronaldo dhe familja e tij morën miliona mesazhe mbështetjeje pasi ai njoftoi vdekjen e trishtuar të djalit të tij të vogël. Tifozët nga Arsenali dhe Liverpool shpërndanë duartrokitje në minutën e shtatë të ndeshjeve të tyre kundër United si një mënyrë për të treguar mbështetjen e tyre ndaj superyllit portugez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu