Mbarojnë “pushimet” për Ronaldon, kthehet në Itali

0
Gjigandi

Pushimet mbaruan, Cristiano Ronaldo do të duhet të kthehet nga ishulli i Madeirës në Torino.

Kjo pasi klubet e Serie A përgatiten për të nisur stërvitjet individuale në pritje të protokollit të dytë që do të jetë për stërvitjet bashkë me diferencime grupesh.

Portugezi ka qëndruar me familjen në vendlindje dhe është stërvitur te stadium i Nacional Madeira, ndërsa pritet që ditën e martë të udhëtojë me avion privat drejt Italisë, për të shkuar në Torino, shtëpia e tij, duke u izoluar 2 javë aty përpara se të dalë në stërvitje.

Rifillimi i stërvitjes është me datën 18 maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu