Roma rivalizon Schalken për shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës

0
Gjigandi

Roma dhe Schalke do të kenë një garë interesante në merkaton e verës.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Jean-Clair Todibo, është lojtari që ka tërhequr interesimin e romakëve, bën të ditur ‘Mundo Deportivo’.

Lojtari francez i takon skuadrës së Barcelonës, por këtë sezon ka luajtur si i huazuar te skuadra e Schalke 04.

Paraqitjet e lojtarit kanë fituar pëlqimin edhe të drejtuesve të Schalke. Ata duhet të paguajnë 25 milionë euro për kartonin e lojtarit dhe ky do të ishte një transfer rekord për klubin.

RonaTyra

Thuhet se interesim për Todibo ka edhe nga Premierliga, me skuadrën e Everton që po konsideron një lëvizje për 20 vjeçarin.

Todibo i bashkohej Barcelonës nga Toulouse, gjatë janarit të vitit 2019, dhe kaloi gjysmë sezoni si i huazuar në Bundesliga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu