Chris Smalling mund të mbetet në ‘Stadio Olimpico’.
Qendërmbrojtësi anglez, Chris Smalling, ka kënaqur bordin drejtues të Romës me paraqitjet e tij këtë sezon kur luajti si i huazuar.
Smalling është dëshira primare e Romës për merkaton e verës dhe ata janë gati të arrijnë marrëveshje me United.
Raportime të ‘Express’ bëjnë të ditur finalizmi i marrëveshjes është afër, madje tashmë është folur edhe për çmimin.
Roma pritet të mbushin arkat e Manchester United me 17 milionë funte.
Kujtojmë se edhe dëshira e Chris Smalling është që të mbetet me skuadrën e Romës.