Roberto Carlos: Isha afër transferimit në Chelsea

0
Gjigandi

Legjenda e Brazilit, Roberto Carlos, ka zbuluar se ai kishte qenë shumë afër transferimit në Chelsea në vitin 2007, mirëpo ka treguar se ai transferim kishte dështuar në momentet e fundit.

Ish-mbrojtësi kishte mbetur pa klub në atë kohë, pasi që i kishte ndarë rrugët me Real Madridin pas 11 vjetëve plot suksese në stadiumin Santiago Bernabeu.

“I kisha dy propozime – nga Fenerbahce dhe Chelsea. Me Chelsean s’funksionoi, kështu që u transferova në Fenerbahce”, ka thënë Carlos, në një intervistë të dhënë për Goal.

“Por, isha shumë afër transferimit në Chelsea. Ishim pajtuar në fakt mes vete dhe unë thjesht duhet të shkoja atje dhe ta nënshkruaja kontratën”.

“E gjitha kjo ndodhi vetëm një javë para se të transferohesha në Fenerbahce. Unë kisha shkuar në Paris për ta takuar pronarin e Chelseat Roman Abramovich dhe ish-drejtorin ekzekutiv Peter Kenyon”.

RonaTyra

“Fatkeqësisht, gjithçka dështoi në momentet e fundit, pak para finalizimit, gjë që ndodh shpesh herë në botën e futbollit. Kishte një problem me avokatin”.

“Megjithatë, kishim arritur marrëveshje për gjithçka unë jam 100 për qind i sigurt se do të kisha bërë punë të mirë në Premierligë dhe se liga do t’i ishte përshtatur karakteristikave të mia”.

Carlos gjithashtu zbuloi se ai kishte qenë afër kalimit në Angli edhe në moshën 22-vjeçare, kur për të ishte interesuar Aston Villa, e cila megjithatë në fund s’mund ta përballonte transferimin e brazilianit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu