Robert Budina i rikthehet protestave: Me dekem më nxorrën me koronavirus, takova mijëra njerëz dhe…

0
Gjigandi

Regjisori Robert Budina ditët e fundit nuk ka qenë aktiv me mediat dhe rrjetet sociale që kur është infektuar me Covid-19, ndërsa mbrëmjen e sotme në faqen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Facebook ka publikuar një video ka arritur të fitojë kuncër COVID-19.

Mësohet se në testin e fundit për koronavirus, regjisori ka rezultuar negativ, ndërkohë që sot, ka vijuar protestën për rindërtimin e Teatrit aty ku ishte dhe siç ishtë.

Budina ka qenë tek sheshi i Teatri Kombëtar i cili tashmë është shembur ndërsa ka treguar eksperiencën e tij me Covid-19. Në lidhje me këtë temë, ai ka paralajmëruar se do ta ndjek penalisht, lidhur me faktin se publikimi i emrit të tij nga kryeministri Edi Rama përbën vepër penale, teksa ka treguar edhe dyshimet e tij se nga mund ta ketë marrë virusin.

“Do t’i shkoj deri në fund të vërtetës se me çfarë të drejte kryeministri ndërhyn në jetën personale të aktivistëve të mbrojtjes së Teatrit. Kur ky kryeministër dhe kryetar Bashkie duhet të mendojnë për punonjësit e tyre që të mos i zërë koronavirusi, mendojnë të mbyllin Teatrin Kombëtar. Koronavirusin nuk e merr nëpër protesta. Edhe unë që më nxorën me koronavirus dhe nuk e dimë si është e vërteta, rashë në kontakt me njerëz të infektuar nga spitali Infektiv dhe e mora. Ndërsa në protesta duke takuar dhjetëra apo mijëra njerëz nuk e mora”, është shprehur regjisori Budina.

RonaTyra

Gepostet von Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare am Samstag, 4. Juli 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu