Vetëm një vit pasi vendosi të varë këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Arjen Roben nuk është i bindur krejtësisht për zgjedhjen e bërë dhe po shqyrton mundësinë të rikthehet në fushën e blertë.
Holandezi u largua nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, pas një karrierë 10 vjeçare me Bajernin, si dhe rreth 10 vite të tjera te Reali, Çelsi dhe PSV-ja, mirëpo 36 vjeçari tashmë dëshiron rikthimin edhe njëherë.
“Në fillim nuk më mungonte fare futbolli.
Por, pastaj ishte një periudhë kur filloi të më ngacmonte përsëri dhe mendova që mund të luaj edhe për pak. Vazhdoj ta kem këtë ndjenjë herë pas here,” deklaroi Roben për “Bayern Podcast”.