Rita Ora u paraqit me një dukje tejet elegante në Instagram të dielën, teksa pozoi për një sërë fotografish me artisten Katy Perry në xhirimet e spektaklit “American Idol”.
Këngëtarja 31 vjeçe, mori pjesë si e ftuar speciale në spektaklin më të shikuar të talenteve të reja në Amerikë, për të promovuar këngën e saj të fundit “Finish Line”.
Ajo dukej sensacionale e veshur me një xhaketë sportive të kuqe, e cila binte shumë në sy, të cilën e kombinoi me një fund të kuq
Flokët e saj bionde ishin të stiluara në stilin e kaçurrelave voluminoze dhe ajo e kompletoi pamjen e saj me një makijazh magjepsës për të theksuar tiparet e saj të bukura.
Katy dukej po aq mahnitëse e veshur me një fustan të zi të ngushtë, të dizajnuar me disqe të pasqyruara që shkëlqenin nën drita.
“Betohem që nuk isha aty për të parë ‘beben’ time që më ka marrë shumë malli”, shkroi ndër të tjerash Rita në një sërë fotografish të publikuara në rrjetin social Instagram.
Rita krijoi këngën e re me këngëtaren fituese të çmimeve Diane Warren, 65 vjeçe, si pjesë e një nisme të re feministe për të inkurajuar barazinë midis burrave dhe grave.
Ato dhanë premierë një klip ekskluziv gjatë emisionit, ndërsa drejtuesi Ryan Seacrest i intervistoi drejtpërdrejt.
/abc24.al/
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram