Rinovim dhe goditje “big”, Bayerni i frikshëm për sezonin e ardhshëm

0
Gjigandi

Bayern Munchen po kalon një formë shumë të mirë, pasi ka siguruar titullin kampion, është në finalen e Kupës së Gjermanisë dhe po lufton për Champions League. Bavarezët mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe kanë dy objektivë kryesorë.

I pari është rinovimi me David Alaban. Futbollisti polivalent ka shprehur shpeshherë dëshirën për t’u larguar, por gjithmonë ka rinovuar kontratën. Drejtuesit kanë nisur bisedimet me menaxherin e tij që diçka e tillë të ndodhë sërish.

Emri tjetër që kërkohet me ngulm nga gjigantët e Europës është Lorey Sane. Bisedimet janë shumë të hapura me të dhe duket se gjithçka do të konkretizohet në ditët në vazhdim. Bayerni dhe City pritet të gjenë gjuhën e përbashkët, pasi lojtari do largimin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu