Rikthehet pas dy vitesh në rrugët e Tiranës parada e komunitetit LGBT+

0
Rikthehet pas dy vitesh në rrugët e Tiranës parada e komunitetit LGBT+
Gjigandi

Pas dy vjetësh ndërprerje nga pandemia, është rikthyer në rrugët e Tiranës parada e komunitetit LGBT+.

Ky marshim ka nisur nga sheshi Nënë Tereza në orën 11:00 duke u zhvendosur në Sheshin Skënderbej.

Pjesëtarë dhe mbështetës të këtij komuniteti dolën me pankarta e flamuj me ngjyrat e LGBT+.

Parada e komunitetit LGBT+, në Muajin e Krenarisë është promovimi i vetë-afirmimit, dinjitetit, barazisë së personave me prirje dhe identitete të ndryshme seksuale, ku fjala “krenari” vjen si kundërvënie ndaj stigmatizimit që u bëhet personave të këtij komuniteti. /euronews/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu