Edhe pse kemi hyrë zyrtarisht në stinën e pranverës, Dardha, një destinacion turistik mjaft i dashur për shqiptarët është zgjuar e mbuluar me dëborë mëngjesin e sotëm.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se rruga është e hapur.
Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese janë në terren për të bërë pastrimin e plotë të aksit dhe shpërndarjen e kripës dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
“Dardha zgjohet me borë sot. Edhe pse kemi hyrë në periudhën e pranverës reshjet e borës po na shoqërojnë ende. Mjetet borëpastruese kanë bërë pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Rruga është e hapur”, bën të ditur ARRSH.
ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, pasi priten temperatura të ulëta, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
/abc24.al/