Rihanna e ka përballuar me mjeshtëri Javën e Modës në Paris që kur erdhi nga Milano fundjavën e kaluar.
Dhe këngëtarja shtatzënë, 34 vjeçe, vazhdoi të argëtohej me festimet teksa po shijonte një takim natën vonë me kryeredaktorin e “Interview Magazine”, Mel Ottenberg, të premten (4 mars).
Rihanna, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me ASAP Rocky, vuri në pah barkun e rrumbullakosur në një trupore me ngjyrë të kaltër.
Foto: Rihanna/Instagram
Kostumi kishte një prerje në anën e djathtë të gjoksit të Rihanna-s, si dhe një prerje në anën e majtë të stomakut të saj.
Foto: Mel Ottenberg/Instagram
Këngëtarja e “Umbrella” e kompletoi pamjen me syze dielli me nuancë të ngjashme me trupore, një xhaketë sportive bezhë dhe një me ngjyrë të gjelbër. Flokët e saj ishin të stiluara në një topuz të ulët.
Foto: Rihanna/Instagram
Disa nga foto me veshjen plot stil, Rihanna ndau edhe me miliona ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.
Foto: Rihanna/Instagram
Themeluesja e “Fenty Beauty”, e cila njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me ASAP Rocky muajin e kaluar, ka qenë në qendër të vëmendjes që nga ajo kohë, duke u shfaqur me një stil të veçantë gjatë shtatzënisë së parë.
Foto: Rihanna/Instagram
Ndërkohë, së fundmi, ylli i muzikës tha se shpreson që linja e saj e të brendshmeve “Savage x Fenty” t’i lejojë të gjithë klientët e saj të ndihen seksi, duke zbuluar se ishte e rëndësishme për të që askush të mos ndihej i përjashtuar.
/abc24.al/