Ashtu si kampionatet, edhe finalja e Kupës së Mbretit mes Real Sociedad dhe Athletic Bilbao është shtyrë për shkak të pandemisë koronavirus.
Ndeshja ishte planifikuar të luhej më 18 prill, por shpërthimi i Covid-19 ndryshoi të gjitha planet.
Tani të dy skuadrat finaliste kanë ardhur me një kërkesë të veçantë për Federatën Mbretëtore të Futbollit Spanjoll.
Ato i kanë bërë të ditur RFEF-it se dëshirojnë që takimi të luhet me praninë e tifozëve, por përgjigja e këtyre të fundit ka qenë negative.
RFEF përmes një deklarate që e ka lëshuar pak momente më parë, ndër të tjera shprehet se kërkesa e ekipeve është e pamundur të realizohet.