Revolucion tek Vushtrria, klubi hapë konkurs pune për 28 pozita

0
Gjigandi

FC Vushtrria që nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë. Klubi vushtrrias nuk ia doli ta sigurojnë mbijetesën, duke u renditur në vendin e parafundit në Superligë.

Për këtë klubi ka paralajmëruar reformim të skuadra. Duke shpallur konkurs për të gjitha pozitat në skuadër.

“Viciana Sports Club për “K.F. Vushtrria”, me rastin e riorganizimit të klubit dhe në vazhdën e ndryshimeve të vazhdueshme për punë dhe profesionalizëm, shpall konkurs për këto pozita:

Me orar të plotë:

• Drejtor ekzekutiv (CEO)

RonaTyra

• Zyrtar Financiar

• Drejtor sportiv

• Sekretar i klubit

• Koordinator i klubit (përgjegjës për organizimin e ndeshjeve dhe koordinimin e aktiviteteve tjera brenda hapësirave të klubit)

• Menaxher i stadiumit (dhe aseteve tjera përcjellëse)

• Zyrtar për media

• Kryetrajner për Skuadren A

• Ndihmës trajner për Skuadren A

• Trajner i portierëve për Skuadren A

• Trajner kondicional

• Përgjegjës për sektorin e scout-ëve (përzgjedhësve të futbollit)

• Evidentues statistikor

• Fizioterapeut

• Doktor i përgjithshëm

• Drejtor / Koordinator i shkollës së fubollit

• Trajner për grupmosha (U-19, U-17, U-15, U-13, U-11, U-9)

Me orar të pjesshëm (part-time):

• Scout (nga të gjitha qytetet e Kosovës)

• Shitës i biletave

• Fotograf

• Video Xhirues / Animator

• Punëtor në byfen e stadiumit

• Mirëmbajtës i objekteve të stadiumit (pastrues)

Konkursi mbetet i hapur per 14 dite, prej dites se publikimit”, shkruhet në njoftimin e FC Vushtrria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu