Rënie gurësh dhe vërshime ujërash, ARRSH apel shoferëve: Ja ku duhet bërë kujdes – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Në disa akse rrugore janë shënuar probleme nga reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.

Për rrjedhojë, Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes gjate qarkullimit, ndërkohë që jep një pasqyrë të gjendjes së rrugëve në vend.
Njoftimi i ARRSH: 
📌Nata e mbrëmshme është shoqëruar përsëri me reshje të dendura shiu 🌧 në të gjithë territorin.Situata paraqitet si vijon:
👉Rajoni VeriorKa pasur reshje në të gjithë territorin, po pa shkaktuar probleme në qarkullim.Të gjithë specialistët 👨‍🔧 dhe kontraktorët 🚜 janë në terren në gatishmëri për çdo situatë.
👉Rajoni QendrorKa pasur reshje të shumta gjatë gjithë natës.Në segmentet e zonës së Dajtit nga reshjet ka rënie gurësh e dherash është punuar për pastrimin e tyre.Rrugët dytësore dhe segmentet e Kamzës kanë pasur disa vështirësi në qarkullim (te nënkalimi i City Park). Tani situata është e normalizuar. Grupet e punës janë përqendruar në Bubq – Ishem.Në zonën e Ibës ka pasur rënie të dendura shiu kontraktori ka punuar për stabilizimin e situatës.Në segmentet rrugore të zonës se Belshit, si rezultat i shirave të dendur në disa vende ka rënie gurësh. Kontraktori po punon për pastrimin e plotë të rrugës.Në të gjitha akset e këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht.✅
👉Rajoni JugorKa pasur reshje të shumta sidomos në qarkun e Gjirokastrës.Në Dragot dhe pranë Ujit të ftohtë ka pasur vërshim ujërash dhe dherash, kompania e mirëmbajtjes ka punuar gjatë natës duke kthyer qarkullimin normal.Aktualisht në Rajonin Jugor të gjitha akset janë me qarkullim normal.Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë të përkeqësuar të motit.✅⚠️I bëjmë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve🚘 të bëjnë kujdes, të ulin shpejtësinë të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë rrugore 🚓

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu