Djaloshi 10-vjeçar, Anel Aliaj, vazhdon të na mahnisë! Talenti shqiptar tregon aftësi të jashtëzakonshme në zhonglimin e topit.
Ai kësaj here ka regjistruar një rekord absolut duke kryen plot 450 zhonglime me topin pa e lejuar atë të prekë tokën.
I veçantë është fakti se talenti shqiptar dhuron spetakël në trotuarin e lagjes, ku shkalle e vështirësisë për të bërë zhonglime është disi më e lartë se në fushën e blertë. 10-vjeçari, premisat i ka për të bërë gjëra të mëdha në të ardhmen, sepse veprimet e tij janë vërtetë mbresëlënëse.
Edhe vetë vogëlushi është shumë i pasionuar pas futbollit. Ai është një tifoz i Barcelonës, teksa idhull ka Mesin. Aneli përdor këmbën e majtë, pra është një sallaks tipik.