Batatina: Ky ishte misioni dhe vizioni i Fadil Vokrrit… 

0
Gjigandi

Tahir Batatina, kryetrajner i klubit të futbollit Llapi nga Podujeva, sërish del me një letër të hapur.

“Të nderuar adhurues të futbollit, Komunitet i futbollit, ju qytetar të Kosovës, donatorë të skuadrave elitare të futbollit, Superligës, Ligës së Parë, Ligës së Dytë dhe të Tretë, futbollit të vashave dhe të futsallit, për të gjithë ju sot është dita më e veçantë sepse pa ju dhe pa Legjendën e futbollit, Fadil Vokrri sot nuk do ishim pjesë e futbollit ndërkombëtar të UEFA-s dhe FIFA-s, njëherit duke ju falenderuar kontributit tuaj dhe sakrificës shumë vjeçare duke e ndarë edhe kafshatën e gojës për këtë rini dhe këtë futboll, unë do t’iu jem mirënjohës gjithmonë ndaj jush. 

Duke mos i harruar trajnerët, të gjithë lojtarët e të gjitha kohërave sepse as pa ta sot nuk do ishim këtu. Duke mos i harruar asnjëherë tifozeritë e zjarrta që kanë skuadrat tona dhe vendi ynë që na mbajtën gjallë me brohoritje dhe sakrificë, sot ne jemi pjesë e futbollit evropian.

Sot do ishte edhe më madhështore sikur në mesin tonë të ishte Legjenda Fadil Vokrri por kështu e ka shkruar Zoti. Ne të gjallët që jemi pjesë e organit më të lartë të futbollit nuk duhet vetëm në përvjetore të pranimit të futbollit dhe në përvjetore të vdekjes ta kujtojmë Legjendën e të pavdekshmin Fadil Vokrri por edhe kur nuk kemi asnjë ceremoni duhet ta kujtojmë, ta nderojmë dhe mos ta harrojmë atë sepse vula kryesore e pranimit ishte Legjenda e pa vdekshme për ne që ia dimë vlerat dhe atë që ka bërë për futbollin.

Jam i vetëdijshëm se qeverisja aktuale e FFK-së deri më tani nuk ka bërë asgjë që amanetin e Legjendës ta dërgojmë në vend të cilin e kishte t’i mbështes njerëzit që japin për futbollin, t’i respektoj ata që dhuruan më të mirën për futbollin me vite dhe në çdo kohë të jenë afër skuadrave sepse dihet që skuadrat janë qeliza dhe jo masha e FFK-së.

RonaTyra

Ky ishte misioni dhe vizioni i Fadil Vokrrit që t’i përkrah dhe t’i ndihmoj klubet dhe jo t’i vjedh dhe shantazhoj ato për qëllime personale. Në 4 vjetorin e pranimit edhe njëherë dua t’i them qeverisjes aktuale që të kerkoj falje publike komunitetit sportiv dhe posaçërisht të futbollit dhe të liroj rrugë sepse këtij sporti i duhen njerëz të drejtë, të sinqertë dhe të devotshëm për ta udhëhequr”, ka shkruar Batatina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu