Reperi Travis Scott duhet të jetë pas hekurave sipas një regjisori që e ka realizuar një dokumentar për tragjedinë në festivalin “Astroworld”.
“Për mendimin tim është një kriminel. Dhjetë njerëz vdiqën. Si ta kalojmë këtë?”, ka thënë Charlie Minn për
Page Six.
Janë bërë deri më tani 400 padi kundër Scott, Live Nation dhe të tjerëve të përfshirë në “Astroworld”.
Travis Scott (Foto: Getty Images)
Të njëjtit janë akuzuar për pakujdesi.
Në koncertin e Scott, të mbajtur në tetor të vitit të kaluan, vdiqën dhjetë persona – me viktima të moshave nga 9 deri në 27 vjeç.
“Arsyeja pse ai meriton kritika dhe burg është se e dinte se kishte një problem”, pohon Minn. “Ai vuri re se njerëzit humbën mendjen dhe ndaloi shfaqjen në tre raste. Nuk po them se ai e dinte se njerëzit kishin vdekur, por ai e dinte se kishte një problem. Një ambulancë nuk është një kamion akulloresh”.
Dokumenti është duke u shfaqur në kinema të zgjedhura në Teksas. Është gjithashtu i disponueshëm për t’u transmetuar në internet. Ai përfshin intervista me tetë persona që ndoqën koncertin dhe që japin dëshmi okulare të asaj që ndodhi.
Koncerti i Travis Scott në “Astroworld”
“Unë nuk dua të shoh një person tjetër të lëndohet sërish në një koncert”, thotë ai. “Ju duhet të shkoni për tu argëtuar dhe jo për të luftuar me jetën tuaj”.
Një burim i afërt me Scott tha se, “Ky film nuk është një pjesë serioze hetimore” dhe e quajti atë “të njëanshëm”, duke vënë në dukje se ishte prodhuar nga një avokat i paditësve.
Travis është rishfaqur në jetën publike kohët e fundit. Ai ka një performancë të planifikuar më 7 maj në klubin E11 në Miami.
Ai gjithashtu është paraqitur në këngën e reperit Future, “Hold That Heat”, e cila u publikua këtë fundjavë.
/abc24.al/