Refuzoi ndërrimin e fanellave me Maradonën, por kështu humbi më shumë se 8 milionë euro

0
Refuzoi ndërrimin e fanellave me Maradonën, por kështu humbi më shumë se 8 milionë euro
Gjigandi

Kupa e Botës 1986 hyri në histori për dy ngjarje që ndodhën në çerekfinale midis Anglisë dhe Argjentinës: “Dora e Zotit” dhe “goli i shekullit”. Këto gola përfunduan duke lënë jashtë Kupës së Botës në Meksikë kombëtaren e “Tre Luanëve”, Në rastin e Terry Fenwick kushtoi më shumë se kaq, humbi pak më tepër se 8 milionë euro.

Pasi refuzoi të ndërronte fanellat me Diego Armando Maradona, mbrojtësi britanik humbi mundësinë për të pasur ’10’ mitike të Albicelente, e cila i eliminoi në stadiumin “Azteca” dhe në fund do të përfundonte duke thyer një rekord për shitjet në ankand.

Ish-ylli i “Spurs” tregoi historinë e tij në librin “The Story of the Seven Million Pound Shirt”, i cili u botua javën e kaluar. Në anekdotën në fjalë, mbrojtësi shpjegoi se në atë moment ishte në shok për shkak të asaj që ndodhi në fushë, një gol me dorë, i konsideruar “goli i shekullit”.

Në deklaratën e përpiluar nga “The Sun”, mbrojtësi shpjegoi se ishin shumë të tensionuar pasi pësuan një gol të parregullt me dorë dhe një tjetër ku treguan se nuk kishin skemë dhe strukturë në lojën mbrojtëse, ndaj Maradona i mori “zvarrë”. Pas kësaj ai kujton se ishte Diego, personi që iu afrua për t’i ndërruar fanellat:

“Maradona erdhi tek unë pas ndeshjes për të shkëmbyer fanellat, por isha i shkatërruar, shumë i mërzitur dhe i demoralizuar. Ne mbetëm jashtë Botërorit për një gol me dorë të tij. Isha i vetmi që e ndoqa arbitrin në gjysmë të fushës duke e kundërshtuar golin. Në asnjë moment nuk më ka shkuar ndërmend ta merrja fanellën e atij që na eliminoi nga Botërori 1986″.

RonaTyra

Hodge ishte ai që përfundoi duke marrë fanellën e një prej momenteve të diskutueshme të Botërorit. Sipas Fenwick, partneri i tij nuk do ta shiste kurrë atë fanellë, por ideja ndryshoi kohët e fundit kur e nxori në ankand dhe mori 8.4 milionë euro. Përpara kësaj ngjarje, Terry shpjegoi: “Do të kisha dashur të përfitoja prej asaj fanelle, por e vendosa vendin dhe futbollin përpara përfitimit personal”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu