Reforma, të martën në Kuvend/ Dyfishohet buxheti i partive për fushatën, kodi i ri do të lejojë reklamën politike

0
Gjigandi

Javën e ardhshme drafti o dakordësuar i reformës zgjedhore pritet ti dorëzohet zyrtarisht Kuvendit.

Marrëveshja politike brenda ditës se martë duhet te jetë përkthyer ne amendamente ligjore për ti hapur rrugë diskutimi ne komisionin e posaçëm parlamentar te reformës zgjedhore.
Ekspertët nuk kanë mbyllur ende amendamentët ligjore për Komisionin Qendror te Ri te Zgjedhjeve, ndërsa ka marrë zgjidhje financimi i fushatave zgjedhore.
“Po kemi rëndë dakord që Buxheti i Shtetit do të dyfishojë financimet për partitë dhe tavani do të jetë në raportin 1:3, pra 3 herë më shumë sesa buxheti do të mund të marrin nga privatët. KQZ nuk ka ndonjë element surprizë, po diskutojmë disa mekanizma që lidhen me procedurën e zgjedhjes së anëtarëve, pra që do të jetë një skemë e hapur dhe natyrshëm do të reflektohen edhe shqetësimet që mund të ketë opozita jashtëparlamentare”, shprehet Damiani.
“Ajo që është e rëndësishme është se deri sa të shihen plotësisht të hartuara në legjislacionin zgjedhor, në Kodin Zgjedhor garancitë që është rënë dakord në 5 qershor për administrimin e zgjedhjeve, pra jo vetëm administrata por edhe garancitë e tjera; identifikimi biometrik dhe instrumenta të tjera që mbrojnë votën e zgjedhësve, sigurisht që deri në atë moment këshilli do të punojë për të mbyllur dakordësinë e plotë teknike”, ka thënë Oerdi.
Betejë e opozitës parlamentare u mbyll në këshill politik për te vijuar në Parlament.
“Ne do shkojmë duke propozuar elementë shtesë, duke propozuar lista të hapura. Do propozojmë ndryshim sistemi, atë proporcional me lista të hapura. Do ngulim këmbë mbi propozimin e votës së diasporës. Ata emigrantë që e kanë mbajtur Shqipërinë me remitanca t’u jepet kjo e drejtë. Ne jemi të qartë për atë që duam. Tek administrata zgjedhore duhet të shohim mundësinë e numërimit elektronik”, thotë Rudina Hajdari.
Partitë politike injoruan sugjerimet e Këshillit te Europës për te hequr reklamat politike nga kodi i ri elektoral. /Elda Menga/

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu