Real Madridi është ankuar te La Liga për orarin e ndeshjeve në vazhdim, duke se argumentuar se një orar i tillë s’i bën nder dhe se i favorizon kundërshtarët e tij.
Pakënaqësitë e Real Madridit vijnë pak ditë pasi skuadra e Zinedine Zidane e mori kreun e renditjes në La Liga, pasi Barcelona lëshoi pikë kundër Sevillës në fundjavë.
La Liga e bëri publike orarin e ndeshjeve të javës së 33-të dhe 34-të, i cili nuk i ka pëlqyer fare Real Madridit.
Çfarë shkaktoi pakënaqësi te Real Madridi ishte pushimi i shkurtër 72 orësh mes takimeve të tij me Getafen dhe Atheltic Bilbaon, ndërkohë që rivali i tij, Barcelona, do ta ketë një hapësirë prej pesë ditëve mes ndeshjeve në të njëjtën periudhë.