Real Betis bëhet me trajner të ri

0
Gjigandi

Real Betis është bërë me trajner të ri.

Skuadra e La Ligas, ka vendosur t’ia besojë udhëheqjen e bankinës trajnerit Alexis Trujillo.

“Bordi i drejtorëve të Real Betis ka vendosur që Aleksis të marrë përgjegjësinë për drejtimin e ekipit të parë. Alexis do të drejtojë ekipin deri në fund të këtij sezoni”, thuhet në njoftimin e Real Betis.

“Klubi falënderon Rubin dhe stafin e tij teknik për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar”.

RonaTyra

Alexis ka veshur fanellën e Real Betis për shtatë sezone në të kaluarën, duke zhvilluar 264 ndeshje zyrtare.

Ai tashmë ka udhëhequr ekipin në dy ndeshjet e fundit të sezonit 2016-2017.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu