Reagon edhe fituesi i Kupës së Kosovës

0
Gjigandi

Fituesi i Kupës së Kosovës në futsall për edicionin 2019/20, FC Prishtina 01, ka lëshuar një njoftim për shtyp, duke përcaktuar qëndrimin si klub në lidhje me vazhdimin apo jo të kampionatit në futsallin e Kosovës.

Prishtina 01 vlerëson që ka kushte për vazhdimin e kampionatit deri në fund.

Më poshtë njoftimi i plotë nga kryeqytetasit.

“Vendimi ne rast te pezullimit te Kampionatit te Futsallit ne Republiken e Kosoves eshte jo i drejte. Si kryetar dhe perfaqesues i klubit te futsallit nga kryeqyteti, FC Prishtina 01, ne rast se merret vendim per pezullim te kampionatit nga ana e Federates se Futbollit te Kosoves, atehere ai vendim do ishte i papranushem dhe aspak i drejte, pasi qe vazhdimi i kampionatit eshte me se i mundur dhe po kerkohet nga te gjitha klubet.

Kur kane mbetur gjithsej vetem edhe 9 jave te garave te rregullta kampionale per t’u zhvilluar, plus ndeshjet e Play-Offit, ekzistojne variante te shumta qe keto ndeshje do te mund te zhvilloheshin per nje periudhe kohore prej jo me shume se 6 javeve, dhe ndreprerja e kampionatit eshte plotesisht e panevojshme dhe e pakuptimte.

RonaTyra

Klubi i kryeqytetit, FC Prishtina 01, si fitues i 2 kupave ne kete edicion, Kupes se Kosoves ne Futsall dhe Kupes se Qyteteve, t’i nderpritet garimi ne luften per titullin e 3-te brenda nje edicioni, shpalljen Kampione te Kosoves dhe perfaqesimin ne garat europiane, do te ishte zhgenjim shume i madh per kryesine, traineret, lojtaret, stafin, sponzoret dhe gjithe dashamiret e klubit dhe te futsallit ne pergjithesi.

Kerkojme nga Federata e Futbollit te Kosoves qe ta analizoje mire situaten dhe t’i shqyrtoje te gjitha mundesite para se te vendose per pjesen e mbetur dhe fatin e Kampionatit 2019/20 ne pergjithesi, dhe kerkojme qe cfaredo vendimi qe do meret, ai vendim duhet te jete i paanshem dhe i pranueshem per te gjitha klubet pjesemarrese ne kampionat. Malsor Buzuku – Kryetar i klubit Bledion Bryma – Drejtor i klubit”, njofton Prishtina 01.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu