Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, i ka dhënë një mundësi interesante kampionatit francez.
Ligue 1 vendosi të anulonte sezonin qysh në muajin prill, por që atëherë ligat tjera kanë vendosur të rifillojnë.
UEFA ka thënë se Ligue 1 mund të rifillojë më ‘Play Off’, para 2 gushtit, përkundër faktit se kampionati është anuluar.
Ky vendim vjen si pasojë e asaj se UEFA mendon që Ligue 1 ka vendosur shumë herët për anulimin e sezonit.
Kujtojmë se PSG është skuadra që është shpallur kampione e Francës. Reagimet ishin të shumta, kurse Lyon akoma vazhdon të kërkojë rifillimin e sezonit.