Europiani në peshëngritje, Shqipëria me 12 garues

0
Europiani në peshëngritje, Shqipëria me 12 garues
Gjigandi

Nga data 28 maj deri më 4 qershor, në Tiranë, në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova”, do të zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes.

Një event i rëndësishëm për shtangën shqiptare, që do të marrë pjesë në turneun e shtëpisë me një ekip të plotë, të përbërë nga 12 sportistë (9 meshkuj e 3 femra).

Në total do të jenë 289 sportistë nga 39 shtete që do të ngjiten në pedanë, turne ku Shqipëria synon të arrijë disa medalje me shtangistët e saj elitarë.

Garat e para do të nisën ditën e shtunë (28 maj), ndërkohë që përfaqësimi i kuqezinjve do të nisë një ditë më vonë, më femrat (Alihasani dhe Veli në peshën 55kg).

Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka marrë prej kohësh të gjitha masat që gjithçka të shkojë mirë, ndërkohë që të gjitha delegacionet kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë nisur përgatitjen.

RonaTyra

Calja, Godelli, Qerimaj e Veli janë shtangistët kuqezinj që synojnë të kapin zonën e medaljeve e shpallen kampionë të Europës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu