Ylli i Kosovës dhe kapiteni, Anel Rashkaj ka zgjedhur Kosovën në vitin 2008 – për shkak se gjithmonë ka ëndërruar të luajë për vendin e tij.
Rashaj thotë se nuk e kishte të vështirë të zgjedhte kombëtaren e Kosovës – pasi ka qenë ëndërra e tij.
“Ka qenë një periudhë shumë emocionale për mua. Në vitin 2008 ka qenë grumbullimi im i parë me Kosovën, kur ka qenë Rugova trajner. Pas atij viti kam vendosur të luajë për Kosovën, pasi ka qenë një ëndërr e imja prej kur kam qenë i ri. Kur Albert Bunjaki u bë trajner ka qenë një rast i mirë për mua”, tha fillimisht Rashkaj.
“Dita e pranimit të Kosovën në UEFA ka qenë shumë e veçantë. Kemi pritur shumë vite, kemi qenë të izoluar, por në fund erdhi dita shumë e rëndësishme. Është bërë shumë sakrificë nga Vokrri, Bunjaki dhe FFK. Asnjë shtet nuk pranoi të luante me ne nga viti 2009 deri në vitin 2014”, përfundoi ai.