Rashkaj: Ëndërra ime ka qenë të luajë për Kosovën

0
Gjigandi

Ylli i  Kosovës dhe kapiteni, Anel Rashkaj ka zgjedhur Kosovën në vitin 2008 – për shkak se gjithmonë ka ëndërruar të luajë për vendin e tij.

Rashaj thotë se nuk e kishte të vështirë të zgjedhte kombëtaren e Kosovës – pasi ka qenë ëndërra e tij.

“Ka qenë një periudhë shumë emocionale për mua. Në vitin 2008 ka qenë grumbullimi im i parë me Kosovën, kur ka qenë Rugova trajner. Pas atij viti kam vendosur të luajë për Kosovën, pasi ka qenë një ëndërr e imja prej kur kam qenë i ri. Kur Albert Bunjaki u bë trajner ka qenë një rast i mirë për mua”, tha fillimisht Rashkaj.

“Dita e pranimit të Kosovën në UEFA ka qenë shumë e veçantë. Kemi pritur shumë vite, kemi qenë të izoluar, por në fund erdhi dita shumë e rëndësishme. Është bërë shumë sakrificë nga Vokrri, Bunjaki dhe FFK. Asnjë shtet nuk pranoi të luante me ne nga viti 2009 deri në vitin 2014”, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu