Werder Bremeni duhet të kërkojë shpëtimin në Bundesliga I përmes play-aut-it.
Werderi fal fitores me rezultat 6:1 i shpëtoi rënies nga liga. Bremenasit shënuan fitore me rezultat 6:1 ndaj Koln, në ndeshjen e fundit të Bundesliga I. Milot Rashica ka luajtur standard dhe shënon gol në minutën e 27-të pas asistimit të Osakos.
Për Werderin shënuan: Osako (22′, 58′), Rashica (27′), Fullkrug (29′), Klassen (55′), Sargent (68′) dhe për Kolnin Drexler (62′).
Werderi përfundoi në vend të 16-të me 31 pikë, kurse Kolni i 15-ti me 36 sosh. Nga liga largohen Fortuna Dyseldorf e Valon berishës dhe Paderborni i Jurgen Gjasulës.
Bayer Munihu është kampion i ri dhe si mysafirë triumfuan me rezultat 4:0 kundër Wolfsburgut.
Golat i shënuan: Coman (4′), Cuisance (37′), Lewandowski (72′-nga penalltia), Muller (79’). Bayerni përfundoi në vend të parë me 82 pikë, ndërsa Wolfsburgu i shtati me 49 sosh.