Lorik Cana ‘thumbon’ Igli Taren se ‘u ka gjetur shtëpi tifozëve të Romës’. Ja për kë bën tifo?

0
Lorik Cana ‘thumbon’ Igli Taren se ‘u ka gjetur shtëpi tifozëve të Romës’. Ja për kë bën tifo?
Gjigandi

Tiranë- Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka folur për finalen Roma-Feynoord.

Ai mendon se organizimi i finales së Conference League është përgjegjësi e madhe për vendin tonë.

“Së paku për 48 orë, jemi kryeqyteti i sportit europian dhe botëror. Një kompeticion i ri, pavarësisht. Në çdo vend ku kam shkuar nëpër finale ka pasur problem me tifozët, por në përgjithësi gjërat po shkojnë mirë”, tha Cana.

I pyetur nëse ka pasur kërkesa për t’u gjetur shtëpi romanistëve, edhe pse ka luajtur me Lazio-n, Cana përgjigjet me një batutë:

“Duke jetuar në Romë kam pasur shumë kërkesa për të ardhur këtu. Së pari për ndeshjen, por edhe për të njohur vendin tonë. Loriku i ka shtëpitë në Kosovë, Igli i ka më afër këtu, dhe me sa di unë i ka futur disa njerëz në shtëpi”.

RonaTyra

Edhe pse verdhekuqtë kanë qenë rivalët e tij në Itali, lidhja shqiptare bën që dëshira për skuadrën fituese në finale, të anojë nga ata.

“Tifo, nëse duhet të bëj, bëj vetëm për Marashin, se nuk bëj dot tifo për Romën”, thotë Cana.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu