Mbrëmë, Werder Bremeni siguroj mbijetesën në Bundesligë edhe për një sezon.
Kjo ishte ndeshja e fundit në futboll profesionist për sulmuesin, Claudio Pizarro i cili mbrëmë i dha fund karrierës së tij.
Ylli kosovar, Milot Rashica i ka dedikuar një postim bashkëlojtarit të tij, Claudio Pizarro pasi zhvilloj ndeshjen e fundit.
“Ti ke qenë një shembull për mua që kur ju bashkangjita Werderit! Çfarë karriere e mrekullueshme miku im. Të gjitha të mirat në të ardhmen. Shijoje kohën me familjen tënde”, ka shkruar Rashica në postimin e tij.