Ranitidina e Buscopani me përbërës kancerogjenë, në Shqipëri shiten lirisht – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Pas kërkesës së Komisionit Europian, EMA (Agjencia Europiane e Barnave) ka njoftuar në 13 Shtator, se ka nisur të rishohë medikamentin ranitidinë.

Kjo erdhi pas disa testeve, që tregonin se disa nga këto produkte përmbanin një papastërti të njohur si NDMAdhe që mendohet se shkakton kancer.
Në të njëjtën datë, FDA, që administron ushqimin e barnat në SHBA, njoftoi, se u mësua, se disa produkte me përbërje ranitidine, të njohur edhe me emrin Zantac, kanë rezultuar me përbërës kancerogjen.
Nga ana tjetër agjencia farmaceutike italiane ka njoftuar bllokimin e ilaçeve: Buskopan, Ranidil, Zantac etj. Por në Shqipëri njoftimi është bërë vetëm mbrëmjen e djeshme nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore e nëpër farmaci, këto medikamente shiten lirisht e pa asnjë njohuri.
Farmacia 1
Qytetari- Si jeni? Ranitidinë!
Farmacistja 1– Po!
Qytetari- Ranitidinë është kjo?
Farmacistja 1– Po, Ranitidinë!
Qytetari- Sa? 600 lekë?
Farmacistja 1- 600! Në regull!
Farmacia 2
Qytetari- Si je?
Farmacistja 2- Si jeni?
Qytetari- Buskopan!
Qytetari- Si e ka kutinë ajo? Buskopani?
Farmacistja 2- Ja, shikoje!
Qytetari- Buskopani, ahh ok, 10-tëshe, hë?
Farmacistja 2- Buskopani është 10 miligram.
Qytetari- Po!
Qytetari- Faleminderit!
Farmacistja 2- Faleminderit! Mirupafshim!
Farmacia 3
Qytetari- Si jeni? Buskopan!
Farmacistja 3- Po!
Qytetari- Bëmë nja 4-5 kokrra!
Qytetari- Ja ta shof pak! 10 miligramshe është ajo?
Farmacistja 3- Po!
Qytetari- Faleminderit!
Farmacia 4
Qytetari- Buskopan! Bëj nja 5 kokrra!
Farmacisti 4 – 5 kokrra?
Qytetari- Po! 10-tëshe është ajo?
Farmacisti 4- Hë? 10-tëshe, s’kam Buskopan tjetër.
Farmacisti 4- 100 lekë!
Qytetari- Mirupafshim!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu