Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos dëshiron ta fitojë një trofe këtë sezon, mirëpo është i përgatitur të presë deri kur të vendoset për kthimin e futbollit, mes krizës së koronavirusit.
Sezoni i La Ligës u suspendua muajin e kaluar shkaku i virusit Covid-19, që i ka lënë të vdekur mbi 217 mijë njerëz në të gjithë botën.
Klubet tani po i afrohen kthimit të seancave stërvitore në Spanjë dhe sezoni 2019/20 raportohet se mundë të rinisë në qershor.
Ramosi dëshiron të fitojë edhe më shumë tituj për Real Madrdidin, që ishte në pozitën e dytë në La Liga dhe në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve kur u ndërprenë këto gara.
“Shëndeti i askujt nuk duhet të rrezikohet. Unë mezi po pres të luaj sërish, të kompletohet rinisja, të luaj në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga”, ka thënë Ramos.
“Jam i uritur ta përfundoj sezonin me një titull, por së pari duhet të presim që të marrin vendim të përshtatshëm për këtë gjë njerëzit që janë më të informuar për këtë gjendje”.
Spanja është goditur rëndë nga koronavirusi, me më shumë se 232 mijë raste të raportuara dhe mbi 23,800 njerëz të vdekur.