Ramos duhet të pensionohet këtu

0
Gjigandi

Zinedine Zidane ka folur për mbrojtësin e ekipit që drejton, Sergio Ramos.

Ky i fundit pati paraqitje fantastike në dy ndeshjet e fundit, sidomos me golin ndaj Mallorca pushtoi mediumet botërore, pasi realizoi gol fantastik nga gjuajtja e lirë.

“Sergio i përket Real Madridit si futbollist. Ka qenë këtë për vite të tëra dhe ai duhet të pensionohet këtu. Kjo është ajo që mendoj për të, do të qëndroj me këtë mendim”, ka thënë Zidane.

Los Blancos janë lider në La Liga, kurse ndeshjen e radhës e luajnë të dielën në udhëtim te Espanyol.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu